image Sabri Fejzullahu nuk ka dashur që Ermali të bëhej këngëtar

Bota e Yjeve

Sabri Fejzullahu nuk ka dashur që Ermali të bëhej këngëtar

news image

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka treguar se babai nuk kishte dashur që ai të bëhej këngëtar, shkruan Gazeta Sinjali.

Ermali u shpreh se të gjithë mendojnë se për të ka qenë e lehtë të krijojë emër në muzikë por ai tha se ka qenë e kundërta.

Ermali, gjithashtu tha se e falenderon nënën që e ka përkrahur, sepse babai nuk ka dashur që ai të bëhet këngëtar.

“Për mua ka qenë shumë  e vështirë. Të gjithë mendojnë se ka qenë shumë e lehtë, por kur e ke një njeri shumë të madh, një legjendë në shtëpi, është shumë e vështirë të dalësh prej hijes së tij dhe të krijosh identitetin tënd. Disa më thonë ‘Hajde se ti të lehtë e ke pasur se ke qenë djali i Sabriut’, por Sabriu nuk ka ardhur kurrë të këndojë në koncertet e mia. Ama unë falënderoj më shumë nënën time se ajo më ka përkrahur, se të kisha dëgjuar babin nuk do isha bërë këngëtar kurrë dhe do kisha punuar në ndonjë zyrë, do isha bërë djalë i mirë”, tha Ermali.

/Gazeta Sinjali/