Legjenda e muzikës, Sabri Fejzullahu, ditë më parë është nderuar me çmimin “Qelësi i Qytetit”, me rastin e kontributit të dhënë për 55 vite me radhë në karrierë.
Gjatë kësaj kohe këngëtari ka sjellur hite e projekte të ndryshme, e ndër to ka pasur këngë kushtuar edhe Prishtinës, transmeton Gazeta Sinjali.
Ndërsa, së fundi Sabri Fejzullahu ka shpalosur pak nga jeta e tij private, duke treguar arsyen se pse e ka ndalur bashkëshorten e tij nga muzika.
Këngëtari ndër të tjera ka treguar se bashkëshortja e tij ishte e fansionuar pas muzikës, mirëpo xhelozia e tij nuk e kishte lejuar të vazhdonte tutje.
“Unë ia ndalova diçka që e ka patur jetë, edhe sot e kësaj dite. A ka ma keq me ja ndryshuar ndjenjën, e përmend sa herë dhe i mbushen sytë me lot. Mirëpo, çfarë të bësh, xhelozia. Ia ndalova se ishte shumë e bukur, ma merr ndokush vetëm me e fut veten në bela me të. Shumë e bukur ka qenë edhe e bukur është. Po ma mer dikush”, ka thënë mes të tjerash ai.
Ndryshe, Sabri dhe Nera Fejzullahu janë prindër të tre fëmijëve. /Gazeta Sinjali/