Nipi i këngëtarit të njohur, Sabri Fejzullahu feston sot ditëlindjen, shkruan Gazeta Sinjali.
Këngëtari përmes një postimi në Instagram, ka zgjedhur një fotografi bashkë më nipin e tij, ku ka uruar Artin për ditëlindjen e tij.
“Sot Gjenerali i gjyshit e ka datëlindjen. Njëqind vjet i festofsh o diell qe me ngroh, o motivi i gjyshit, o dritë e syve te mi, e di qe me ty do te krenohem tan jetën”, ka shkruar Sabriu krahas fotografisë së publikuar.
Këngëtari ka vite që është i martuar me Nerën, me të cilën ka dy fëmijë, Ermalin dhe Bulzën. Po ashtu, këngëtari është baba edhe i dy fëmijëve të tjerë nga martesa e parë, Armendit dhe Adelinës./Gazeta Sinjali/