image Urimi: Unë as para prindërve të mi nuk jam puthur me Alisën

Bota e Yjeve

Urimi: Unë as para prindërve të mi nuk jam puthur me Alisën

news image

Banori i Big Brother VIP Kosova, Urimi, i cili në këtë garë ka hyrë bashkë me të fejuarën e tij Alisën, ka thënë se ka respekt për banorët andaj edhe nuk shkëmben puthje me partneren e tij. Ai madje tha se as para prindërve të vet nuk puthet me Alisën.

“Këtu ka banorë që i kanë 50 vjet. Unë as para prindërve të mi nuk jam puthur me Alisën. Kam respekt për ta”, ka thënë Urimi.

Ai shtoi se askush nuk ka nevojë t’i gjykojë se pse ata nuk tregohen aq intimë me njëri-tjetrin.

“Jemi një cift që rrimë bashkë, nuk ka nevojë askush të na gjykojë që s’po tregojmë dashni, na e dimë që e duam njëri-tjetrin”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, Alisa tha se në atë shtëpi po e tregon veten se si është.

“Qysh jam përnjëmend kam ardhur këtu me tregu.. Mua as nuk më vjen marre, as s’po fsheh kurrgja, por jam asi tipi që veten nuk e kam gjetë ashtu, që të jem si femrat e hapura”, ka thënë Alisa.

/GazetaSinjali/