image Iu tha se ishin me pikëpamje të 75 vjeçarëve, çifti Urim dhe Alisa i reagojnë Artës

Bota e Yjeve

Iu tha se ishin me pikëpamje të 75 vjeçarëve, çifti Urim dhe Alisa i reagojnë Artës

news image

Ditën e djeshme, Arta në Big Brother VIP duke folur për Alisën dhe Urimin si ish-banorë u shpreh se ata ishin çift 20 vjeçarësh me mendësi 70 vjeçarësh.

Mbi këtë deklaratë kanë reaguar të dy, përmes rrjeteve sociale.

“Një cift në moshë të re që së pari e ka pasur guximin të hyjë në Big Brother. Së dyti, ne jemi lindur dhe rritur në diasporë dhe na duhet më shumë kohë të ambientohemi. Përndryshe, ju shUmica keni qenë jashtë miq, së treti pranku ka qenë një gjë normale. Në krejt botën bëhen pranks dhe ne nuk kemi bërë asnjë veprim për ta lënduar dikë personalisht, siç tani po bëhen aty.”, janë shprehur mes tjerash.

“Java e parë e eliminimit ka qenë për 80 përqind të banorëve rrezik sepse askush nuk ka mundur në atë kohë të shkurtër ta tregojë veten dhe vetëm për këtë gjë më ka ardhur keq pse kemi dalur. Kemi dashur të tregojmë më shumë nga vetja por tani pas 70 ditëve të qëndrimit, ka banorë që ende janë si në pushime aty ose mendojnë që fitohet Big Brother me arrogancë”, mbyllet reagimi i çiftit në Instagram duke aluduar në Artën.

Kujtojmë se Alisa dhe Urimi u bënë çifti i parë që hyjnë si një konkurrent në këtë format televiziv të cilin e shijuan për afro dy javë.

/GazetaSinjali/