image Sa u paguan deputetët në periudhën janar-shtator 2021 edhe atëherë kur u mbajt vetëm një seancë në muaj

Politikë

Sa u paguan deputetët në periudhën janar-shtator 2021 edhe atëherë kur u mbajt vetëm një seancë në muaj

news image

2.8 milionë euro janë totali i pagave të 120 deputetëve të Kuvendit për 9 muajt e parë të 2021-ës. Aty përfshihen paga bazë, mëditjet e komisioneve e shpenzimet për udhëtime brenda Kosovës.

Gati 3 milionë euro janë derdhur në xhirollogaritë e duputetëve të Kuvendit gjatë periudhës janar shtator të vitit 2021.

Varësisht prej mëditjeve që lidhen me mbajtjen e seancave, mbledhje të komisioneve apo edhe shpenzimeve për udhëtim, në asnjë muaj shuma e totalit të pagave nuk është e njëjtë.

Më 29 janar deputetëve u kanë dalë rrogat e para në totalin e shumës prej 266,350 euro.

Më 1 mars, rroga e dytë totale për shkurt, për deputetët ka qenë 227 mijë e 220 euro. Kurse më pak kanë marrë në mars, 182,023 euro.

Pagesa totale e tre mujorit të parë ka kapur shifrën prej 675,594 euro.

Totali është rritur ndjeshëm për tre mujorin e dytë të vitit të kaluar dhe ka shkuar në 1 milionë 64 mijë e 860 euro. Më 30 prill deputetëve u kanë dalë rrogat në shumën totale për të gjithë, prej 335, 843 euro. Kurse për maj shifra ka qenë 358,494 euro. Më së shumti në këtë fazë janë paguar për muajin qershor, me 370,522 euro që në mesatare i bie, pak mbi 3 mijë euro për secilin.

Trendi i njëjtë ka përcjellur edhe tre mujorin e tretë korrik, gusht, shtator kur janë mbajtur më së paku seanca gjatë gjithë vitit.

Sipas faqes zyrtare të Kuvendit, në korrik janë mbajtur 5 seanca dhe për këtë muaj, shuma totale e rrogave të ekzekutuara për Kuvend ka qenë 374,662 euro.

Në gusht janë mbajtur vetëm tri seanca por kompensimi për deputetët i është afruar 400 mijëshit. Ende në pushime verore, më 31 gusht Kuvendi ka ekzekutuar pagat në shifrën prej 367,734 euro.

Vetëm një seancë është mbajtur gjatë muajit shtator të vitit 2021, dhe atë më 20 shtator. 10 ditë më pasë, një shumë totale 335,170 euro u deponua në xhirollogaritë e deputetëve.

Në total në këta tre muaj deputetët i kanë marrë 1 milionë e 77 mijë e 566 euro, raporton Kanal 10.

Kurse totali i 9 muajve të parë të vitit për paga është 2 milionë e 818 mijë e 20 euro.

/GazetaSinjali/