Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht, në Kosovë janë 464 raste aktive me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë ditës së djeshme, kjo ministri njoftoi se nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus dhe se janë konfirmuar 16 raste të reja të infektimit me këtë virus.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, MSh njoftoi se janë dhënë 1 milion e 532 mijë e 585 doza të vaksinës. Ndërsa, 697 mijë e 728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës./Gazeta Sinjali/