COVID-19

Të infektuar

1142

Të shëruar

871

Të vdekur

30

Sa persona janë në pritje të rezultateve për Covid-19 në Vushtrri, flet kryetari i komunës

news image

Para dy dite është shfaqur edhe një rast i ri me koronavirus në Vushtrri, ndërsa sot priten rezultatet edhe të 8 personave të tjerë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.

“ Po sot presim rezultatet, dje janë marr mostrat dhe sot pritet te dalin rezultatet për 8 persona ”, ka thënë Tahiri për Gazetën Sinjali.

Tahiri në prag të festës së Bajramit, u ka uruar të gjithëve shërim sa më të shpejtë.

Rastet e reja të konfirmuara me koronavirusi ditët e fundit në Vushtrri, kanë çuar në 44 numrin total të të infektuarve.

Në Vushtrri janë konfirmuar gjithsej 44 raste me Covid-19, derisa 1 prej tyre ka vdekur dhe 23 janë shëruar./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin