Pas 6 rasteve të reja me koronavirus në Vushtrri, sot do të testohen 17 persona, prej tyre 15 janë raste kontakti të të infektuarve dhe dy janë ritestime, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli.
“Do të testohen 17 persona, 15 janë raste kontakti ndërsa dy persona do të ritestohen”, ka thënë Meholli për Gazetën Sinjali.
Deri tani në Vushtrri janë konfirmuar gjithsej 65 raste me Covid-19./Gazeta Sinjali/