image Sa para u mblodhën në Fondin e Sigurisë? - Sinjali

Sa para u mblodhën në Fondin e Sigurisë?

news image

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla duke folur për situatën aktuale të sigurisë në vend, tha se Serbia po përdor metoda të ndryshme provokimi por se pavarësisht kësaj, ai nuk sheh mundësi destabilizimi në vend.

“Politika serbe po përdor metoda të ndryshme të inskenimeve dhe të rasteve me të cilat mendon ta nxisë apo ta provokojë situatën”, tha Syla.

Assesi nuk ka mundësi Serbia në këto kushte ta destabilizojë Kosovën. I ka të kota ato veprime që i bën. Ato vetëm sa po e shpërfaqin egon me të cilën Serbia është ende duke ëndërruar ato kanë perënduar por ne duhet të jemi syçelë pavarësisht ne do të jemi në kry të detyrës, ne bëjmë punët tona”, theksoi ai.

Ai theksoi gjithashtu se po punojnë drejt ngritjeve të kapaciteteve të FSK’së në mënyrë që të arrihet sa më parë edhe anëtarësimi në NATO për çka sipas tij ekziston mbështetja e shumë shteteve partnere.

Syla tregoi se deri më tani diaspora është kontribuuesja më e madhe e Fondit të Sigurisë. Këto mjete ai tha se do të destinohen për nevojat kyçe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Një pjesë e opozitës ka disa dilema dhe kanë ngritur disa çështje me të cilat mua më duken absurditet sepse një fond i krijuar nga shteti është shumë më i sigurt sesa fondet e tjera siç kemi dëgjuar më herët se si ka vajtur puna e tyre”, tha Syla, për Kosovapress.

“Kemi dëgjuar se ka shumë të interesuar. Nuk e kemi të saktë shifrën por se ka shumë njerëz të interesuar dhe në vazhdimësi janë duke dhënë mjete për këtë fond”, tha Syla.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: