Edhe pse mospërputhja e pagave është një problem i madh në Zvicër me gratë që rregullisht fitojnë më pak se homologët e tyre meshkuj, qytetit të Gjenevës i është dhënë një “llogari e pastër shëndetësore”.
Një studim i pavarur ka treguar se diferenca e pagave është vetëm 0.9% në disavantazh të grave.
Rregullat federale thonë se nëse kjo shifër është nën 5%, atëherë nuk ka ndonjë problem të rëndësishëm, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Qyteti thotë se është i kënaqur me rezultatin.