Kur ndahemi, asnjë nga ne nuk ndihet mirë, por në një video të Bustle, neuroshkencëtarja Lucy Brown shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë gjatë ndarjes.
Siç mund ta kesh dyshuar, dashuria është një drogë. Truri reagon ndaj thyerjes së zemrës njëlloj si kur ke nevojë për dozën e drogës pasi e ke lënë atë.
Sikur kjo të mos ishte mjaft, ka edhe një informacion tjetër që duhet përtypur.
Edhe pse dikush mund të ketë qenë krejtësisht i palumtur me dikë dhe e di që tjetri nuk ka qenë kombinimi i duhur, qendrat e kënaqësisë së trurit kanë nevojë për kohë për të kuptuar çfarë po ndodh.
Kështu që, ne qëndrojmë të dashuruar edhe pak me ish-ët tanë, pasi ndahemi.
Kjo mund të shpjegojë pse një mesazh natën vonë nga ish-i të kujton të gjitha ndjenjat, edhe nëse ke qenë ti që ke vendosur të ndaheshit.
Po, ndarjet janë vërtet të rënda, por sipas një kërkimi më pak dëshpërues, për shumë nga ne, duhen rreth 11 javë ta kalojmë një ndarje. /Gazeta Sinjali/