image Ukraina e bën të mundshme kurorëzimin e çifteve përmes platformës Zoom
[wp-story id="814678"]

Botë

Ukraina e bën të mundshme kurorëzimin e çifteve përmes platformës Zoom

news image

Ministria e Drejtësisë në Ukrainë ka thjeshtësuar procedurat e kurorëzimit tani që Ukraina po zbaton ligjin ushtarak që nga agresioni i Rusisë më 24 shkurt.

Kjo ministri ka bërë të mundur që regjistrohet martesa edhe përmes platformës online Zoom.

Po ashtu në situatën e luftës, ukrainasit mund të kurorëzohen edhe në afatin e shkurtër prej 24 orësh.

“Ministria e Drejtësisë e #Ukrainës thjeshtoi regjistrimin e martesës sipas ligjit ushtarak. Tani është e mundur të regjistroni një marrëdhënie brenda 24 orëve dhe përmes Zoom”, thuhet në postimin e NEXTA TV në Twitter.

/GazetaSinjali/