image Sa ka kursime deputeti i VV-së që po kundërshton tërheqjen e 30% nga Trusti

Politikë

Sa ka kursime deputeti i VV-së që po kundërshton tërheqjen e 30% nga Trusti

news image

Propozimin për tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga fondi pensional po e kundërshton partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Madje sipas deputetit të kësaj partie, Armend Muja një gjë e tillë nuk bën të ndodhë, pasi mund të kthehet në ‘shprehi’ për qytetarët, raporton Gazeta Sinjali.

Por, sa kursime  ka deputeti Muja, që po e kundërshton mundësinë e tërheqjes së parave nga Trusti?

Në bazë të të dhënave në Agjencinë kundër Korrupsionit, Muja del se ka mjaft kursime.

Nga tri llogari kursimesh ka treguar se ka 14, 673 euro kurse në një llogari tjetër rrjedhëse ka deklaruar 1, 031 euro.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është image-146.png

Muja ka bërë të ditur se posedon një banesë prej 60 m2, me vlerë prej 35 mijë eurove dhe një veturë, me vlerë prej 6,400 eurove.

Ai ka deklaruar se si deputet merr pagë 1, 800 euro kurse si ligjërues 2,250 euro.

Edhe kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila ditë më parë kishte shprehur qëndrimin e partisë së saj kundër propozimit për tërheqjen e Trustit.

Në një konferencë për media, Kusari-Lila theksoi se mbetet të diskutojnë me opozitën për modalitete tjera të ndihmës për qytetarët.

“Jo nuk e ka mbështetjen tonë dhe nuk do ta ketë. Sepse vetë koncepti i Trustit ka të bëjë me ruajtjen e një mirëqenie të qytetarëve pas moshës 65 vjeçare. Na mbetet të diskutojmë me opozitën për modalitete tjera të ndihmës për qytetarët”, tha ajo.

Kusari-Lila ka deklaruar se ka një banesë dhe një shtëpi. Banesë me vlerë prej 180 mijë eurove kurse shtëpi prej 65 mijë eurove.

Po ashtu, një makinë të llojit Mercedes, me vlerë 9 mijë euro për të cilën ka deklaruar se është e financuar përmes kredisë dhe është në pronësi të bashkëshortit.

Kurse, para të gatshme ajo ka deklaruar se ka 3. 508 euro.

/GazetaSinjali/