image Ish-pjesëtari i LKÇK-së hiqet nga lista e zezë e Amerikës: Drejtësia vonon, por nuk harron

Sociale

Ish-pjesëtari i LKÇK-së hiqet nga lista e zezë e Amerikës: Drejtësia vonon, por nuk harron

news image

Sot ShBA ‘freskoi’ listën e saj të zezë, duke hequr disa persona e duke futur disa të tjerë. Njëri nga personat që u hoq ishte edhe ish-pjesëtari i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), Sabit Gashi, i cili ishte pjesë e kësaj liste qysh prej vitit 2001, shkruan Gazeta Sinjali.

Gashi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se drejtësia vonon por nuk harron.

“Drejtësia vonon, por nuk harron. Sapo e mora një njoftim nga mjetet e informimit se jam hequr nga lista e përpiluar nga ish presidenti amerikan George W. Bush në vitin 2001 gjatë luftës në Maqedoni, të ashtuquajtur si “Lista e Zezë”. Kjo është një dëshmi se kam qenë dhe jam i pa fajshëm”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/