Rreth 60 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me përfaqësimin e Kosovës nga Kurti në Bruksel kurse 40 për qind prej tyre kanë shprehur pakënaqësinë e tyre kundrejt këtij përfaqësimi, shkruan Gazeta Sinjali.
Këto përgjigje janë dhënë në një sondazh të realizuar nga Gazeta Sinjali ku janë pyetur lexuesit se sa janë të kënaqur me përfaqësimin e Kosovës nga Kurti në Bruksel.
Nga ky 372 persona janë shprehur se janë të kënaqur me përfaqësimin që Kurti po i bën Kosovës në Bruksel.
Kurse 252 persona kanë shprehur pakënaqësinë e tyre kundrejt përfaqësimit të Kurtit në Bruksel.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që nga marrja e pushteti ka zhvilluar dy takime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel. Në këto takime pati diskutime, tensione, ofendime e dhurata nga krerët e dy shteteve.
Në takimin e dytë të mbajtur mes Kurtit dhe Vuçiqit, kryeministri i Kosovës i ka propozuar një marrëveshje me gjashtë nene, si deklaratë e paqes midis Kosovës dhe Serbisë, por kjo ishte refuzuar ende pa u lexuar nga Vuçiq.