image A ndihmon seksi në shërimin e disa sëmundjeve, flet seksologu kosovar - Sinjali

A ndihmon seksi në shërimin e disa sëmundjeve, flet seksologu kosovar

news image

Studiuesit gjithandej botës thonë se marrëdhëniet seksuale ndihmojnë në luftimin e shumë sëmundjeve, forcojnë sistemin imunitar dhe zvogëlojnë nivelin e depresionit dhe ankthit.

Këtë e konfirmon edhe specialisti i seksologjisë në Kosovë, Hajrullah Fejza.

Ai ka treguar se si ka ndikuar pandemia në marrëdhëniet seksuale tek njerëzit si dhe ka dhënë këshilla për të rinjtë që nuk kanë eksperienca seksuale.

Seksokologu kosovar poashtu jep përgjigje në pyetjen se a kërkohen medikamente shtesë për të ndihmuar në rritjen e dëshirës seksuale.

Seksolgu Fejza: Për dikë mjafton më bë seks një herë në vit, ose në muaj, për dikë çdo natë - Korrekt Press

Se si mund të mësojnë çiftet të përshtaten seksualisht me njëri-tjetrin, pa u ndier në siklet, ai tha se “Marrëdhëniet seksuale në çift janë pasqyrim i cilësisë dhe mënyrës së jetës së çiftit. Secili çift është unik në mënyrën e konsumimit të marrëdhënieve seksuale. Kjo nënkupton që të dy partnerët duhet t’i përshtatin preferencat, dëshirat dhe mundësitë seksuale mes vete”.

Duke shtuar se “kjo më së miri arrihet me një komunikim të vazhdueshëm seksual para dhe gjatë seksit. Duke u shpreh lirshëm më njëri-tjetrin ata e bëjnë më dije partnerin kur ndihen të eksituar, si duhet stimuluar njëri-tjetrin dhe çfarë i pengon në veprimet e njëri-tjetrit. Duke qenë të lirë në maksimum me njëri tjetrin ata mund të plotësojnë nevojat e njëri-tjetrit dhe të realizojnë kënaqësitë dhe preferencat e veta seksuale. Përshtatje dhe komunikimi seksual duhet të ndodhin në vazhdimësi sepse kështu çifti e shmang monotoninë seksuale dhe e rritë nivelin e kënaqësisë seksuale”.

Fejza tregoi se deri më tani nuk ka asnjë medikament të aprovuar shkencërisht për rritjen e dëshirës seksuale të djemtë dhe burrat.

“Kohëve të fundit është aprovuar medikamenti “Flibanserinë” për rritjen e dëshirës seksuale te vajzat dhe gratë. Ka shumë raste kur klientët kërkojnë medikamente të tilla. Ne, ju sqarojmë situatën e përmendur dhe rekomandojmë marrjen e “Flibanserinës”, por momentalisht është shumë vështirë për ta siguruar sepse nuk gjendet në tregun tonë dhe jashtë akoma kushton shumë shtrenjtë”.

Se cila është stina më e preferuar për të bërë seks, ai tha se nuk ka ndonjë stinë të preferuar.

Ndërkaq, se sa herë në ditë ose në javë duhet të bëjmë seks ai përgjigjet se “Shpeshtësia apo frekuenca e marrëdhënieve seksuale është shumë e ndryshme në mes të çifteve. Ajo varet nga shumë faktorë: dëshira e partnerëve, koha, kushtet shëndetësore, ngarkesa në punë, mosha etj. Disa çifte konsumojnë disa marrëdhënie seksuale brenda ditës, të tjerat disa herë në javë ndërsa ka çifte që mjaftohen me një marrëdhënie në muaj ose edhe më rrallë”.

A ndihmon seksi në shërimin e disa sëmundjeve?

“Seksi është i mirë në lehtësimin e shumë simptomave dhe gjendjeve të tjera shëndetësore. Lehtëson stresin, rrit disponimin dhe vetëbesimin, përmirëson dukjen e jashtme, ul pragun e dhimbjeve të lehta, ul presion e gjakut, përmirëson sistemin imunitar, ruan shëndetin e zemrës, zvogëlon depresionin dhe ankthin, e rrit libidon dhe mundëson gjumë më të mirë”, tha Fejza.

Në pyetjen se a ndikoi pandemia për të mirë apo për të keq në marrëdhëniet seksuale tek njerëzit, ai tha se ka ndikuar në dy mënyra.

“Pandemia ka ndikuar në dy mënyra në fushën e marrëdhënieve seksuale. Përderisa te një kategori e caktuar e të qenit bashkë dhe me lëvizje të kufizuar është rrit intimiteti dhe rrjedhimisht edhe cilësia dhe shpeshtësia e marrëdhënieve seksuale te disa tjera infeksioni i kaluar, frika e madhe dhe humbja e njerëzve të afërt kanë ulur edhe cilësinë edhe shpeshtësinë e këtyre marrëdhënieve”.

Cila është këshilla juaj për të rinjtë që janë të papërvojë në seks?

Seksologu Hajrullah Fejza për Klan Kosova thotë se të rinjtë e papërvojë në seks është shumë e rëndësishme që të marrin informata bazike rreth shëndetit seksual që përfshijnë njohjen e anatomisë së trupit dhe organeve gjenital, përgjigjen seksuale, komunikimin seksual, respektimin e të drejtave seksuale dhe informata për seks të sigurt.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin