image "Sa Dardani ecë lirshëm në rrugë veç ni Zot e din", reagon deputetja Matoshi për vrasjen e 18-vjeçares

Politikë

“Sa Dardani ecë lirshëm në rrugë veç ni Zot e din”, reagon deputetja Matoshi për vrasjen e 18-vjeçares

news image

Pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj ka reaguar, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo ka shkruar se ndonëse pas secilit rast të vrasjes së një vajze apo gruaje lutemi që të jetë i fundit, nuk është. Prandaj sipas saj duhet të krijohet një zgjidhje që të “iu futë frikën idiotëve dhe vrasësve”.

Sa Dardani ece lirshem ne rruge  veç ni Zot e din!”

“Tmerr çka po perjetojne vajzat dhe grate tona. Qe sa vjet thojme, “ishalla” rasti i fundit, e rastet veç po rriten e po bohen ma te tmerrshme!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Sa Dardani ece lirshem ne rruge  veç ni Zot e din!

Tmerr çka po perjetojne vajzat dhe grate tona.

Qe sa vjet thojme, “ishalla” rasti i fundit, e rastet veç po rriten e po bohen ma te tmerrshme!

Duhet nje gjetje, nje s’po di çka qe iu fute ne palce friken idioteve dhe vrasesve,perndryshe shkum posht.

Ma e keqja per ato nana qe perjetojne dhune ne prezence te femijeve  e traumat po e bojne te veten mas nje kohe!

S’kom fjale!

/Gazeta Sinjali/