Rep-artisti nga Tetova, S4MM, vazhdon të jetë i pëlqyer për zhanrin muzikor që ai interpreton.
Që nga paraqitja e parë, reperi ka dëshmuar se ka talent, ndërsa ka rreth vetës mijëra fansa që e mbështesin.
Edhe gjatë periudhës së pandemisë ai ka qenë aktiv sa i përket prurjeve të reja muzikore, të cilat u pëlqyen në masë të madhe.
Në postim të fundit në rrjetin social Instagram, S4MM, ka bërë të ditur se është duke punuar në këngën e re.
Ai ka ndarë imazhe nga një studio muzikore, ndërsa shihet se projekti i tij është duke u përfunduar. /Gazeta Sinjali/