Kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu është takuar sot me shefin e OSBE-së, ambasadorin Michael Davenport, shkruan Gazeta Sinjali.
Shehu e falënderoi ambasadorin Davenport për përkrahjen e vazhdueshme që OSBE ka dhënë në të gjitha proceset zhvillimore në Komunën e Junikut.
Shehu dhe Davenport gjatë takimit kanë diskutuar për avancimin e gruas në shoqëri, përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe çështje të tjera me rëndësi për zhvillimin e Komunës së Junikut.
Njoftimi i plotë:
Sot Kryetari i Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadorin Michael Davenport.
Kryetari Shehu e falënderoj Ambasadorin Davenport për përkrahjen e vazhdueshme që OSBE ka dhënë në të gjitha proceset zhvillimore në Komunën e Junikut . Njëkohësisht, Ambasadori Davenport shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje me qëllim të forcimit të partneritetit tonë.
Gjatë takimit, në fokus të veçantë ishte po ashtu avancimi i gruas në shoqëri, përmirësimi i të drejtave të njeriut dhe çështje të tjera me rëndësi për zhvillimin e Komunës së Junikut.