Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka fituar edhe një mandat për ta drejtuar qeverinë holandeze.
Sipas sondazheve, ai ka fituar më së shumti ulëse, raporton BBC, përcjell Gazeta Sinjali.
Fitorja i hapë rrugë për ta formuar koliaiconin e ri qeveritar të prirë nga partia e tij e qendrës së djathtë, VVD.
Ky do të jetë mandati i katërt i Rutte si kryeministër i Holandës.
Qeveria e tij kishte dhënë dorëheqje në janar mbi një skandal për mirëqenien e fëmijëve.
Në ditën e zgjedhjeve, Rutte është bërë lajm botëror pasi që kishte shkuar për të votuar me biçikletë./Gazeta Sinjali/