image Rusia u bën thirrje forcave ukrainase të dorëzojnë armët

Botë

Rusia u bën thirrje forcave ukrainase të dorëzojnë armët

news image

Rusia të dielën, u bëri thirrje forcave ukrainase të dorëzojnë armët në qytetin port lindor të Mariupolit, ku Moska tha se po ndodhte një “katastrofë e tmerrshme humanitare”.

“Dorëzoni armët”, ka thënë gjeneral-koloneli Mikhail Mizintsev, drejtor i Qendrës ruse të menaxhimit kombëtar të mbrojtjes, në një konferencë, të cilën e ka shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes.

“Është zhvilluar një katastrofë e tmerrshme humanitare”, tha Mizintsev.

“Kushdo që dorëzon armët i garantohet një dalje e sigurt nga Mariupol”.

/GazetaSinjali/