image Rusia-ShBA-së: Furnizimi me armë i Ukrainës nuk është një lëvizje e rrezikshme

Botë

Rusia-ShBA-së: Furnizimi me armë i Ukrainës nuk është një lëvizje e rrezikshme

news image

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pasojat e mundshme të transferimit të armëve në Ukrainë, duke thënë se konvojat me armë të huaja do të ishin “shënjestra legjitime”.

Ryabkov i bëri këto komente të shtunën në kanalin shtetëror, Channel One, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti, shkruan CNN.

“Ne paralajmëruam Shtetet e Bashkuara se furnizimi i Ukrainës me armë nga një numër vendesh të orkestruara prej tyre nuk është vetëm një lëvizje e rrezikshme, por këto janë veprime që i kthejnë konvojat përkatëse në objektiva legjitime”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/