image Rusia paralajmëron se do të godasë objektivat në Kiev

Botë

Rusia paralajmëron se do të godasë objektivat në Kiev

news image

Ministria ruse e mbrojtjes ka lëshuar një paralajmërim për banorët e Kievit se po përgatitet të godasë objektivat në kryeqytetin ukrainas.

Në një deklaratë të lëshuar të martën pasdite, zyrtarët rusë thanë se forcat e tyre po përgatiten të nisin “sulme me precizion të lartë” kundër “qendrave teknologjike të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës dhe qendrës së 72-të kryesore PsyOps në Kiev”, shkruan BBC, përcjell Gazeta Sinjali.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas të cilët po përdoren nga nacionalistët për të kryer provokime kundër Rusisë, si dhe banorët e Kievit që banojnë pranë stacioneve të transmetimit të largohen nga shtëpia e tyre”, shtohet në deklaratë.

Zyrtarët pohuan se sulmet po kryhen për të “parandaluar sulmet kundër Rusisë”.

/GazetaSinjali/