image Rusia ‘nuk ia vë veshin’ paralajmërimeve për Ukrainën, provokon përsëri

Botë

Rusia ‘nuk ia vë veshin’ paralajmërimeve për Ukrainën, provokon përsëri

news image

Rusia nuk po dorëzohet pavarësisht paralajmërimeve që po i bëhen në lidhje me Ukrainën.

Së fundmi, distrikti ushtarak perëndimor i Rusisë ka publikuar pamje të stërvitjes së trupave të tyre të vendosura në kufijtë me Ukrainën.

Në pamjet e publikuara shihet se ka lëshues të raketave balistike me rreze të shkurta veprimi, e po ashtu shihet një prani masive e mjeteve ushtarake.

Nga dita e ditës tensioni në Ukrainë po shkon duke u rritur, kurse vende të shumta kanë reaguar dhe kanë paralajmëruar se do të marrin masa.

Aktualisht Rusia raportohet se ka më shumë se 3 milionë trupa ushtarake kurse Ukraina më shumë se 1 milionë, ku prej tyre 255 mije janë aktiv dhe 900 mijë rezervë. /GazetaSinjali/