Rusia nuk po dorëzohet pavarësisht paralajmërimeve që po i bëhen në lidhje me Ukrainën.
Së fundmi, distrikti ushtarak perëndimor i Rusisë ka publikuar pamje të stërvitjes së trupave të tyre të vendosura në kufijtë me Ukrainën.
Në pamjet e publikuara shihet se ka lëshues të raketave balistike me rreze të shkurta veprimi, e po ashtu shihet një prani masive e mjeteve ushtarake.
Nga dita e ditës tensioni në Ukrainë po shkon duke u rritur, kurse vende të shumta kanë reaguar dhe kanë paralajmëruar se do të marrin masa.
Aktualisht Rusia raportohet se ka më shumë se 3 milionë trupa ushtarake kurse Ukraina më shumë se 1 milionë, ku prej tyre 255 mije janë aktiv dhe 900 mijë rezervë. /GazetaSinjali/