image Rusia njofton për përfundimin e stërvitjeve ushtarake në Krime, largohen trupat

Botë

Rusia njofton për përfundimin e stërvitjeve ushtarake në Krime, largohen trupat

news image

Rusia ka deklaruar se stërvitjet ushtarake në Krime kanë përfunduar dhe se ushtarët po kthehen prapa, një ditë pasi njoftoi tërheqjen e parë të trupave nga kufijtë e Ukrainës.

“Njësitë e Qarkut Ushtarak Jugor, pasi kanë përfunduar pjesëmarrjen e tyre në stërvitjet taktike, po lëvizin në pikat e tyre të vendosjes së përhershme,” njoftoi përmes një deklarate ministria e Mbrojtjes e Moskës, shkruan Aljazeera transmeton Sinjali.

Sipas Aljazeera, televizioni shtetëror ka shfaqur disa fotografi të njësive ushtarake që kalonin një urë që lidh gadishullin e kontrolluar nga Rusia.

/GazetaSinjali/