Ministria ruse e mbrojtjes ka mohuar pretendimet e Ukrainës se qindra civilë janë vrarë nga ushtarët rusë në Buça.
Nga ministria thanë se fotografitë dhe videot e shumta të publikuara nga Ukraina ishin një “provokim”, duke argumentuar se të gjitha njësitë e tyre ishin larguar nga qyteti të mërkurën, shkruan skynews.
Gjermania dhe Franca kanë dënuar ashpër sulmet ndaj civilëve në Buça, qytet ky afër Kievit.