image Rusia ia ndalon hyrjen Johnsonit dhe zyrtarëve të tjerë britanikë

Botë

Rusia ia ndalon hyrjen Johnsonit dhe zyrtarëve të tjerë britanikë

news image

Rusia tha se ua ka ndaluar hyrjen në shtet kryeministrit britanik, Boris Johnson, sekretares së Jashtme, Liz Truss, dhe disa ministrave të tjerë britanikë, pasi Britania ka vendosur masa që kanë për qëllim të izolojnë Moskën për shkak të luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.

Ministria e Jashtme ruse tha më 16 prill se masat, që janë miratuar në koordinim me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe aleatët e tjerë, po “ngufasin” ekonominë e brendshme, raporton REL.

Rusia njoftoi se në listën e ndalesës janë 13 zyrtarë britanikë, përfshirë edhe ish-kryeministren, Theresa May. Moska paralajmëroi se kjo listë do të zgjerohej “në një të ardhme të afërt”.

Sanksionet perëndimore, të miratuara që prej se Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, janë vendosur ndaj zyrtarëve rusë, përfshirë edhe presidentin rus, Vladimir Putin dhe familjen e tij, por edhe ndaj kompanive dhe oligarkëve rusë që shihen si të afërt me udhëheqjen e shtetit.

/GazetaSinjali/