image Rusia i kundërpërgjigjet sanksioneve zvicerane

Botë

Rusia i kundërpërgjigjet sanksioneve zvicerane

news image

Rusia ka ndaluar hyrjen e avionëve të regjistruar në Zvicër në hapësirën e saj ajrore, njoftoi autoriteti federal i aviacionit të vendit, Rosaviatsiya, në një deklaratë të martën.

Zvicra ka hequr dorë nga ‘neutraliteti zviceran’ në favor të miratimit të sanksioneve kundër Rusisë, tha të hënën presidenti zviceran Ignazio Cassis, duke shtuar se masat do të jenë në përputhje me ato të miratuara nga Bashkimi Evropian.

Sanksionet përfshijnë mbylljen e hapësirës ajrore zvicerane për të gjitha fluturimet nga Rusia, duke përfshirë avionët privatë, me përjashtim të fluturimeve humanitare, fluturimeve kërkimore dhe situatave emergjente.

/GazetaSinjali/