Rusia po i kërkon Kinës ndihmë ushtarake dhe ekonomike, sipas raporteve në gazetat Financial Times dhe New York Times.
Moska dëshiron që Pekini të sigurojë furnizime ushtarake për t’i përdorur në Ukrainë, thotë FT.
Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, FT raportoi se Rusia kishte kërkuar pajisje kineze që nga fillimi i pushtimit. Zyrtarët nuk pranuan të specifikojnë se çfarë lloj pajisjeje po kërkon Rusia.
Raporti shtoi se kishte indikacione se Kina mund të përgatitet për të ndihmuar.
Një raport i veçantë në New York Times përsëri duke cituar zyrtarë amerikanë pretendon se Rusia po kërkon gjithashtu ndihmë ekonomike për të zbutur ndikimin e sanksioneve.
Kina deri më tani ka kërkuar ta portretizojë veten si neutrale në konfliktin Rusi-Ukrainë dhe nuk e ka dënuar pushtimin.
Të hënën, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, pritet të zhvillojë bisedime me një zyrtar të lartë kinez të politikës së jashtme, Yang Jiechi, në Romë.
Duke folur për NBC të dielën, Sullivan tha se SHBA do të “sigurojnë që Kina dhe askush tjetër” të mund të kompensojë Rusinë për humbjet e saj ekonomike.