image Rusia fut në shtetrrethim Khersonin

Botë

Rusia fut në shtetrrethim Khersonin

news image

Zëvendësguvernatori i vendosur nga Rusia i rajonit Kherson të Ukrainës ka njoftuar se është vendosur një shtetrrethimi 24 orësh në qytetin Kherson.

Kirill Stremousov, në një video-mesazh të postuar në Telegram tha se shtetrrethimi ishte i nevojshëm për të mbrojtur qytetin tonë Kherson nga ato që ai i quajti “sulme terroriste.”

Stremousov përsëriti thirrjet e mëparshme për civilët që të largoheshin nga qyteti Kherson, duke thënë se kolonat e automjeteve ukrainase ishin pikasur në zonat e vijës së frontit dhe se një sulm ishte i mundur.

Rusia deklaroi se kishte aneksuar rajonin në shtator dhe qyteti i Khersonit është qyteti më i madh ukrainas nën kontrollin e Moskës. Si përgjigje, forcat ukrainase kanë ndjekur prej kohësh një kundërofensivë për të rimarrë kontrollin.

/GazetaSinjali/