image Rusia krahason sulmet me dronë në Moskë me sulmet e 11 shtatorit në SHBA

Botë

Rusia krahason sulmet me dronë në Moskë me sulmet e 11 shtatorit në SHBA

news image

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka krahasuar sot sulmet me dronë të Ukrainës në Moskë me sulmet terroriste në Nju Jork në vitin 2001.

“Metodat terroriste të përdorura nga regjimi i Kievit në sulmet në qytetin e Moskës mund të krahasohen me sulmet terroriste në Nju Jork më 11 shtator 2001”, tha Zakharova për TV Rusi-1, raporton TASS.

Ajo vlerësoi se metodologjia e atyre sulmeve ishte e njëjtë dhe shpjegoi se kompleksi i qytetit të Moskës është një objekt civil, i cili përmban jo vetëm një qendër biznesi, por edhe një numër të madh apartamentesh, si dhe ndërtesa administrative civile, të cilat nuk kanë asgjë të bëjnë me ushtrinë.

/GazetaSinjali/