image Rusia e sulmon me raketa bazën ushtarake ukrainase afër Lvivit

Botë

Rusia e sulmon me raketa bazën ushtarake ukrainase afër Lvivit

news image

Sulmet ajrore ruse goditën Qendrën Ndërkombëtare të Paqeruajtjes dhe Sigurisë (IPSC) në distriktin Yavoriv, ​​rreth 50 km në jug-perëndim të Lviv dhe rreth 25 km nga kufiri me Poloninë.

IPSC është një bazë e madhe ushtarake që përfshin një qendër trajnimi për ushtarët, kryesisht për misione paqeruajtëse.

Sipas informacionit të lëshuar nga administrata ushtarake rajonale e Lviv dhe të konfirmuar më vonë nga kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi, forcat ruse lëshuan 8 raketa.

Sulmi i fundit tregon se Rusia po shton sulmet e saj në perëndim të vendit dhe mund të jetë një sulm i qëllimshëm ndaj dërgesave perëndimore të ndihmës ushtarake dhe humanitare në Ukrainë. /GazetaSinjali/