image Rusia çon muzikantë në front të luftës "për t’ua ngritur ushtarëve moralin"

Botë

Rusia çon muzikantë në front të luftës “për t’ua ngritur ushtarëve moralin”

news image

Rusia ka thënë se do të angazhojë muzikantë në front të luftës në Ukrainë, për të rritur moralin e ushtarëve të saj.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se është duke punuar në formimin e “brigadës kreative në vijë të frontit”, duke përfshirë vokalistë dhe muzikantë.

Në krijim e sipër të brigadës kreative, Rusia ka nisur një fushatë, duke iu bërë thirrje banorëve që të japin instrumentet muzikore si donacione.

Sipas mediumit rus, RBC, brigada do të përbëhet nga trupat e rekrutuar si dhe nga “artistët profesionistë që i janë bashkuar ushtrisë në mënyrë vullnetare”.

/GazetaSinjali/