image Rusia bllokon qasjen në Instagram

Botë

Rusia bllokon qasjen në Instagram

news image

Rusia duket se e ka ndaluar funksionimin e aplikacionit Instagram për shpërndarjen e fotografive.

Në një postim në Twitter, NetBlocks – një organizatë që monitoron sigurinë kibernetike dhe qeverisjen e internetit – konfirmoi se të dhënat në kohë reale tregojnë se Instagram-i është kufizuar në Rusi nga shumë ofrues.

“Rrjeti social popullor është ndaluar nga rregullatori [rus] i internetit, Roskomnadzor, pas masave të ngjashme të marra kundër Twitter-it dhe Facebook-ut”, tha NetBlocks.

Qeveria ruse ka paralajmëruar qysh të premten se do të vendosë kufizime në qasjen në Instagram nisur nga 14 marsi.

Rusia ka marrë vendimin pasi kompania që posedon Instagram-in, Meta, ka vendosur t’i lehtësojë përkohësisht rregullat e saj të moderimit dhe t’i lejojë përdoruesit të postojnë mesazhe anti-ruse.

Në deklaratën e saj të premten, Rusia ka thënë se ka nisur procesin e njohjes së Metës si “organizatë ekstremiste”.

/GazetaSinjali/