image Rusia bllokon qasjen në Facebook, Twitter e YouTube

Botë

Rusia bllokon qasjen në Facebook, Twitter e YouTube

news image

Rregullatori rus i mediave kufizoi qasjen në rrjetin social Twitter pasi bllokoi Facebook-un në vend, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve të premten.

Sipas agjencive të lajmeve Interfax dhe RIA Novosti, qasja në Twitter u kufizua në bazë të një kërkese të Prokurorit të Përgjithshëm nga 24 shkurti – dita e pushtimit rus të Ukrainës.

Rregullatori nuk lëshoi një deklaratë për të shpjeguar arsyet pas vendimit.

YouTube, Twitter dhe Facebook janë ndër platformat më të njohura të mediave sociale në Rusi, me dhjetëra mijëra përdorues në të gjithë vendin, të cilat tashmë janë të bllokuara.

Kompania mëmë e Facebook, Meta, ka thënë se Instagram dhe WhatsApp, të cilat i zotëron gjithashtu janë ende duke punuar.

/GazetaSinjali/