image Rusët qëllojnë mbi civilët në Ukrainë, publikohen pamjet

Botë

Rusët qëllojnë mbi civilët në Ukrainë, publikohen pamjet

news image

Pamje të rënda janë publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se ushtria ruse ka qëlluar me armë në drejtim të civilëve në Novopskov, qytet në lindje të Ukrainës, në kufij me Rusinë.

Në videon e publikuar në Twitter nga gazetari ukrainas Illia Ponomarenko duket një person, i cili qëllohet me armë dhe mbetet i shtrirë në tokë, ndërsa disa persona të tjerë i shkojnë menjëherë në ndihmë, teksa të shtënat janë duke vazhduar.

Për këtë të shtunë, palët kishin rënë dakord për një armëpushim prej 5 orësh, në mënyrë që të krijoheshin korridore humanitare për largimin e civilëve nga zonat e luftës.

Megjithatë, autoritetet ukrainase pretenduan se ky armëpushim u shkel nga forcat ruse që qëlluan me armë dhe bombarduan në afërsi të korridoreve humanitare. Për këtë arsye, u vendos që evakuimi të shtyhej. Ndërkaq, Kryqi i Kuq ka njoftuar që për ditën e sotme nuk do të ketë asnjë operacion tjetër për largimin e civilëve./a2

/GazetaSinjali/