image Rusët 'eleminojnë' transmetimin e radios dhe TV-së së Kharkivit

Botë

Rusët ‘eleminojnë’ transmetimin e radios dhe TV-së së Kharkivit

news image

Transmetimet televizive dhe radio janë eliminuar në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, pas sulmeve ushtarake ruse, sipas Administratës Rajonale.

Në një postim në Facebook të dielën, Administrata Rajonale tha se “granatimet e përsëritura” të kullës televizive në Kharkiv kishin rrëzuar transmetimet televizive dhe radiofonike.

Zonat e ndërtesës ku banonin pajisjet teknike janë shkatërruar dhe shkalla e dëmtimit të vetë kullave është ende duke u vlerësuar“, thuhet në deklaratën e departamentit, shkruan CNN.


Të martën më 1 mars, sulmet ushtarake ruse shënjestruan kullën televizive të Kievit, duke rezultuar gjithashtu në një ndërprerje në aftësitë e saj të transmetimit.

(Fotografia është ilustrim)

/GazetaSinjali/