image Rumania thotë se pjesë të një droni rus ranë në territorin e saj

Botë

Rumania thotë se pjesë të një droni rus ranë në territorin e saj

news image

Pjesë të një droni rus kanë rënë në territorin rumun, tha të mërkurën ministri rumun i mbrojtjes, Angel Tilvar.

Ukraina tha të hënën se dronët rusë kishin shpërthyer në territorin e Rumanisë anëtare të NATO-s gjatë një sulmi ajror gjatë natës në një port ukrainas përtej lumit Danub, por Bukureshti mohoi se territori i tij ishte goditur.

“Konfirmoj se janë gjetur pjesë që mund të jenë elementë të një droni,” tha Tilvar, sipas faqes së internetit HotNews, e cila citoi transmetuesin rumun Antena 3 CNN.

Ai shtoi se zona nuk ishte evakuuar sepse nuk kishte asgjë që të sugjeronte se pjesët përbënin një kërcënim, raporton Reuters.

Ministria e mbrojtjes dhe e jashtme, së bashku me presidentin e Rumanisë, Iohannis Klaus, i kishin mohuar të gjitha raportet për shpërthimin e dronëve në territorin rumun dhe thanë se sulmet ruse nuk shkaktonin një kërcënim të drejtpërdrejtë për territorin rumun.

/GazetaSinjali/