image Rukiqi tregon se kur do të subvencionohen pagat dhe qiratë për lokalet që u mbyllën me masat e reja

Financa

Rukiqi tregon se kur do të subvencionohen pagat dhe qiratë për lokalet që u mbyllën me masat e reja

news image

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka njoftuar se është takuar me ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin, me të cilën thotë se janë dakorduar për disa çështje me rëndësi, raporton Gazeta Sinjali.

Rukiqi thotë se janë marrë vesh me Muratin që kjo ministri të subvencionojë 50 për qind të pagave të punëtorëve dhe 50 për qind të shpenzimeve të qirasë për lokalet e sektorëve që janë ndikuar drejtpërdrejt nga masat e fundit antiCOVID.

Sipas tij, mjetet do të ndahen në fund të muajit prill ose më së largu në fillim të muajit maj.

“Gjithashtu, do të ndërmerren veprime shtesë për përkrahje të sektroëve me specifika të veçanta, përfshirë sektorin e transportit, pas diskutimeve që do të zhvillohen me këta sektorë. Falënderojmë ministrin Murati për veprimin e shpejtë, në lehtësimin e gjendjes jo të lehtë të sektorëve të ndikuar nga masat e fundit kufizuese”, ka shkruar ndër të tjera Rukiqi në Facebook./Gazeta Sinjali/