image Rukiqi: Rimëkëmbja Ekonomike duhet të kalojë këtë javë, përndryshe e humb kuptimin

Kosovë

Rukiqi: Rimëkëmbja Ekonomike duhet të kalojë këtë javë, përndryshe e humb kuptimin

news image

Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike duhet të kalojë këtë javë, përndryshe sipas tij e humb kuptimin.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se të gjitha idetë që e pasurojnë këtë projektligj duhet të përfshihen në të.

Beteja e pare per rimekembjen, perkatesisht miratimi i Ligjit per Rimekembjen Ekonomike duhet ta kete nje epilog vendimtar kete jave. Ndryshe e humb kuptimin. Kemi dëgjuar mjaft ekspertize, argumente dhe propozime të cilat mund ta pasurojnë Ligjin për Rimëkëmbjen, përfshirë propozimet shumë përmbajtjesore nga përfaqësuesit e bizneseve, partitë politike në pozitë dhe opozitë, ekspertet dhe institutet e ndryshme”, ka thënë ai.

Sipas Rukiqit, projektligji nuk krijon mrekulli ekonomike, por krijon bazë për ta rikthyer besimin e humbur tek bizneset dhe konsumatorët.

Kthimi i konferencës është parakusht që qytetarët të rrisin konsumin, e në anën tjetër bizneset të rrisin investimet dhe të ruajnë vendet e punës”, ka shkruar ai.  /Gazeta Sinjali/