Virusi vdekjeprurës korona ka arritur edhe në Shqipëri duke lënë të vdekur në grua, ndërsa janë infektuar 15 të tjerë.
Paniku nga përhapja e këtij virusi ka kapluar edhe qytetarët në Kosovë pasi që gjatë ditës së djeshme është vërejtur një fluks i madh i qytetarëve drejt marketeve dhe barnatorëve për t’u furnizuar me gjëra ushqimore, higjienike dhe produkte medicinale.
Me këtë rast ka reaguar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Kosova ka sasi të mjaftueshme të produkteve në treg dhe nuk ka nevojë për panikë.
“Nga informacionet, prej të gjithë furnizuesve kryesor: Ka sasi të mjaftueshme të miellit, pra nuk ka as arsye për panikë, as për rritje çmimesh.Për të parandaluar çdo mundësi të çrregullimeve në treg, Ministria e Ekonomisë, duhet të bëj verifikim urgjent të rezervave shtetërore dhe të pergadisë veprime konkrete, për aktivizim të rezervës shtetërore”, ka thënë ai.
Kreu i OEK-ut ka një kërkesë për shitësit me pakicë.
“Raftat e zbrazëta krijojnë panikë. Bëni të gjitha përpjekjet që raftat të mbushen në kohë sa më të shpejtë, pasi që në treg ka produkte të mjaftueshme, për të gjitha kategoritë”, ka përfunduar Rukiqi./GazetaSinjali/