image RTK i ndërpren përfundimisht kontratën Ridvan Berishës

Sociale

RTK i ndërpren përfundimisht kontratën Ridvan Berishës

news image

Gazetari Ridvan Berisha ka njoftuar se Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës me Radio Televizionin e Kosovës. Një vendim i tillë Berisha thotë se ka ardhur dy ditë përpara se t’i mbarojë masa e suspendimit prej 6 muajsh.

Berisha madje ka treguar se nga administrata i kishte shkuar njoftimi se duhet të dalë në punë.

Për këtë shkëputje të kontratës, Berisha ka thënë se do ta deponoj edhe një padi shtesë kundër Ahmetxhekajt.

Njoftimi i plotë:

E kam thënë në mënyrë të përsëritur se, Shkumbin Ahmetxhekaj, Arsim Halili…, aktualisht në krye të RTK-së, fukarallën me dije menaxhimi po e zëvendësojnë me hakmarrje, me largim nga puna të kolegëve nën pangopësinë për hakmarrje, kam arsye të dyshoj se kjo po bëhet me porosi direkte nga Albini e Vjosa. Kjo praktikë po ndodhë fatkeqësisht edhe në institucione të tjera për sa kohë që po qeverisë Kurti!

Dy ditë para se të mbaroj masa 6 mujore e suspendimit tim nga RTK, vet Ahmetxhekaj është kujdesur që ta marrë në dorë situatën. Ai vendosi që të ma ndëpres marrëdhënien e punës, nga data 26 shtator 2022, në ditën kur unë para disa ditësh isha njoftuar nga administrata se duhet të dalë në punë. 

Ahmetxhekaj vendosi që të më largoj nga puna, pas 21 vjetësh pune në RTK.

Vendimin e ka marrë derisa funksioni, roli dhe përgjegjësia ime kanë qenë tërësisht pasive në RTK, nga fakti se kam qenë i suspenduar, edhe kjo masë në kuadrin e një mdërmarrjeje ashiqare të përbashkët pushtet-Ahmetxhekaj!

Për fjalë goje jam larguar nga puna në shekullin XXI!

Dy aktpadi përmes avokatit i kam deponuar në gjykatë, gati që prej dy vjetësh!

Do ta denoncoj Ahmetxhekajn dhe RTK me një padi shtesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Fakte kam mjaftueshëm për ta demonstruar gjuhën e urrejtjes dhe të mosdurimit, motivin e organizuar midis pushtetit dhe vartësve të tyre në RTK, që të bëjnë çdo gjë për largimin tim nga puna.

Shihemi në Gjykatë!

Ja masa ekstreme e drejtorit Ahmetxhekaj. Meqenëse merrem me jetë publike, më duhet ta publikoj të plotë vendimin për largim nga puna!

/GazetaSinjali/