Një 47-vjeçar ka vdekur sot në fshatin Reshtan të Suharekës, si pasojë e kontaktit me telat e rrymës, raporton Gazeta Sinjali.
Viktima ka qenë punëtor i ndërtimit, ndërsa në momentin e incidentit ka qenë duke punuar në një shtëpi.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili njoftoi se rasti ka ndodhur rreth orës 13:20.
“Një punëtor i ndërtimtarisë, 47-vjeçar, derisa ishte duke punuar në një shtëpi ka rënë në kontakt me telat e rrymës dhe si pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:20 në fshatin Reshtan të Suharekës. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës, i cila ka dalë ne vendin e ngjarjes. Më urdhër të prokurorit, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë, ndërsa po hetohen shkaqet se si ka ardhur deri te incidenti”, ka thënë Osmanollaj. /Gazeta Sinjali/