Në mesin e një varg problemesh me të cilat përballen banorët e qyteteve të Kosovës janë edhe rrugët e prishura e me gropa, shkruan Gazeta Sinjali.
Një gjendje e tillë është edhe në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë.
Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues që ka dërguar pamje në adresë të redaksisë.
Ai është shprehur i mllefosur nga komuna, që i kanë lënë – sipas tij – në mjerim rrugët e Gjakovës që tre muaj në këtë gjendje.