image Rrugë të përgjakura: Rreth 300 të vdekur në aksidente gjatë 3 viteve të fundit në Kosovë

Siguri

Rrugë të përgjakura: Rreth 300 të vdekur në aksidente gjatë 3 viteve të fundit në Kosovë

news image

Bilanci i vdekjeve në Kosovë si pasojë e aksidenteve të trafikut është i lartë.

Bazuar në të dhënat e policisë gjatë tri viteve të fundit nga aksidentet rrugore kanë humbur jetën rreth 300 persona.

Sipas të dhënave zyrtari gjatë vitit 2021 në aksidente trafiku kanë humbur jetën 111 persona.

Në vitin 2020 edhe pse ishte koha pandemi dhe lëvizjet ishin më të kufizuara në aksidente trafiku humbën jetën 81 persona, njofton RTK.

Ndërkohë në rrugët e Kosovës si pasojë e aksidenteve gjatë vitit 2019 humbën jetën 113 qytetarë.

Policia thotë se për të parandaluar aksidentet me fatalitet kanë rritur aktivitetet e kontrollit në trafik.

Kujtojmë vetëm sot në një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë dy persona humbën jetën derisa disa tjerë u plagosën njëri prej të cilëve më rëndë.

Derisa gjatë së premtes dhe të shtunës u regjistruan 118 aksidente trafiku me një të vdekur dhe 43 persona tjerë të lënduar.

/GazetaSinjali/