Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në rrugët e vendit janë shkaktuar 64 aksidente, shkruan Gazeta Sinjali.
Shkaktar i këtyre aksidenteve jo rrallëherë janë edhe kushtet e rrugës, sidomos kur temperaturat janë të ulëta.
Temperaturat e tilla kanë shndërruar në “pistë patinazhi” rrugën e lagjes “Burimi”, në fshatin Zaskok të Ferizajt.
Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit fotografi të kësaj rruge, të realizuar mbrëmë rreth orës 01:00 pas mesnatës, duke akuzuar komunën që nuk po bën pastrimin dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge.