image Rruga ku sot një 22-vjeçare e humbi jetën vazhdon të jetë e mbuluar nga bora, nuk ka kompani pastrimi

Siguri

Rruga ku sot një 22-vjeçare e humbi jetën vazhdon të jetë e mbuluar nga bora, nuk ka kompani pastrimi

news image

Gjatë ditës së sotme një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në rrugën Novobërdë-Gjilan.

Në këtë aksident mbeti e vdekur një 22-vjeçare, e ku sipas Policisë dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të kushteve atmosferike, raporton Gazeta Sinjali.

Por, në disa pamje të siguruara nga Sinjalizuesit shihet se rrugët në Novobërdë vazhdojnë të jenë të mbuluara nga bora.

Sinjalizuesit kanë treguar se kanë telefonuar edhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (112) dhe të njëjtit ju kanë bërë me dije se nuk ka sot kompani të kontaktuara për mirëmbajtje të kësaj rruge.

/GazetaSinjali/