Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, do të marrin pjesë në nisjen e punimeve të rrugës për Podujevë.
“Ju njoftojmë se sot më 03 Korrik 2023 (E Hënë), Kryeministri z. Albin Kurti, shoqëruar nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri Hysen Durmishi, me rastin e fillimit të punimeve të rrugës Prishtinë-Podujevë, do të bëjnë inagurimin e fillimit të punimeve””, thuhet në njoftimin e ministrisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në pjesë e kësaj rruge është ndërtuar, por pjesa tjetër ka mbetur që një kohë të gjatë, shkak ky që ka shkaktuar kolona të gjata për në Llap, dhe anasjelltas.